Skip to content

Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët, mbyllet qendra në sheshin “Skënderbej”

Frika nga efektet anësore afatgjata të injeksioneve anticovid duket se ka stepur prindërit për të vaksinuar fëmijët. Këtë fakt e pohojnë edhe vetë bluzat e bardha.

 

Mbyllja e qendrës së vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, e cila ishte pika e dytë më e madhe e fushatës së imunizimit, do të zhvendosë punën tek mjekët e familjes. Këta të fundit sqarojnë se tashmë ky proces do të kalojë në secilën qendër shëndetësore, ku qytetarët janë të regjistruar si për dy dozat e para, edhe për atë përforcuese.

 

Sa i takon vaksinës së gripit sezonal ka një rritje të interesit kryesisht te moshat mbi 60 vjeç. Vetëm në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë, në harkun kohor të një jave kryhen mbi 200 injeksione.