Banorët e 5 maj edhe në prag festash janë të detyruar të dalin në protest për mbrojtjen e banesave të tyre.

Ata kërkojnë reagimin e instancave përkatëse për situatën ku ndodhen. Të ndodhur në ankthin se shtëpitë e tyre mund të shemben nga moment në moment ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të sjellë përfaqësues për transparencë pasi nuk kanë besim te bonusi i qerasë.

Banorët:
Jemi të sëmurë nga pushtteti, dhe pa u shëruar nuk festojmë dot.

Është shumë e vështirë në këtë situatë, nuk ha dot kur je sëmurë. Ne presim që pushteti të reagojë. Kush u ka thënë mos investoni e mos e bëni mirë, por jo në pronë time.

Asnjë nuk është në listë që të rehatohet me datë 25, shumica janë pensionistë dhe për këtë e kanë fajin të gjitha pushtetet.

Këto projekte për pallate janë përralla, më kujtojnë ato të kohës Enverit.

-Me datë 25 hidhet një shorte thanë, unë aty skam emër, kam 3 muaj rrugëve. As festa as asgjë, jemi rrugëve.

Ka 3 muaj që dalim cdo ditë, ai nuk vjen të bëjë transparencë me banorët. Kemi mbetur me ankthin e fadromave se kur do vijnë.

Prit gomar të dalë bar, këtu s’del bar vetëm pallate, më mirë të kishte rënë një tërmet e ta kishte bërë fiks.

-Mos të dalë ai Veliaj tu llomotit në televizor, pse nuk vjen këtu?

8 muaj të Kombinatit pa marrë bonusin e qerasë, ca besimi të kemi te këta?

Janë prish 12 shtëpi këtu.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re