Vijon të jetë kritike situata e zjarrit që ka rënë në Majën e Rrunës, Njësia Administrative Malzi në Kukës.

Mësohet se vatra e zjarrit në Lakun e Mollës është përhapur në pyllin e dendur.

Nga sa duket, është e pamundur që vatra të neutralizohet edhe me ndërhyrjen nga ajri. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet se vatra është përhapur në përmasa të konsiderueshme.

Më herët, autoritetet vendore në vend njoftuan se sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi si dhe forca nga komuniteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re