Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste të dhënë për Fax News foli mbi programin ekonomik të Partisë Demokratike ku cilësoi dy nga burimet kryesore të cilat ndikojnë në rritjen ekonomike.

Sipas tij ulja e taksave është një nga mënyrat që i shërben vendit për të rritur ekonominë, por nga ana tjetër edhe administrimi efiçent i parave publike ndikon në rritjen e punësimit dhe shton të ardhurat e individit.

“Ulja e taksave ka shërbyer edhe në qeverisjen  e mëparshme të Partisë Demokratike si një instrument fiskal efiçent për rritjen e ekonomisë. Administrimi me integritet i parave publike është një burim tjetër për të rritur të ardhurat e nevojshme. Një vjen nga rritja ekonomike që shton punësim, që shton të ardhurat, shton të ardhurat edhe nga taksat, shton të ardhurat edhe për individin. Nga ana tjetër administrimi efiçent dhe me integritet i parave publike në kontrat konçesionare apo tendera apo gjithë kontratat publike bën që të sigurohen ato para që duhen për të plotësuar këtë angazhim që kemi marrë.

Vetëm korrupsioni i deklaruar nga Këshilli i Lartë i shtetit është 7.2 miliard, 250 milionë mund të kurseheshin nga praktikat korruptive. Po të kursehet dhe mos të vidhen parat nga ministrat, nga drejtuesit e institucioneve që janë të agjensive kontraktore po të nxitet ekonomia natyrisht do të ketë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit”- u shpreh Kadilli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re