Prokurorët e vendit këtë të premte do të votojnë për anëtërët e rinj të KLP-së, që do zëvëndësojnë Kostaq Belulin, Vatë Stakës dhe Eloida Goxhit.

Kandidatët që do votohen për të qenë pjesë e Keshillit të Lartë të Prokurorisë janë, Sokol Stojani nga Prokuroria e Përgjithshme; Ludovik Dodaj nga Prokuroria e Apelit Durrës.

Zeqir Hoda nga Prokuroria e Tiranës; Deniona Katro, po nga Prokuroria e Tiranës, dhe Elona Alvora nga Prokuroria e Vlorës.

Gjithashtu, Kuvendi duhet të zhvilloj procesin për zëvendësimin Sandër Becit dhe Gent Ibrahimit, të dy nga radhët e pedagogëve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re