Të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar antidrogë i koduar “Shpirti” do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë.
Vlerësimi i masave do të kryhet nga gjyqtarja, Irena Gjoka.
“Prokurori Maksim Sota, Ilirijan Balla dhe Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre kanë kërkuar moskompetencë të gjykimit nga gjykata e posaçme dhe trasferimin e çshtjes në gjykatën kompetente. Kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja pasi është procedim i lidhur” raporton gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi.
Prokurori Maksim Sota duke folur në seancë ka kërkuar hetim të thellimeve.
Pse nuk është thelluar hetimi pasi në dosje janë të përmendur edhe kolegë të tjerë? Kolegët e përmendur kanë kaluar vettingun dhe janë poste drejtuese”.
Prokurori ka dorëzuar në gjykate një certifikatë pronësie të vëllait të tij në Vlorë ku ka qëndruar dhe nuk ka marrë shtëpi me qira.
Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete: Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.
Mes 38 të arrestuarve është dhe prokurori Maksim Sota i lindur në Krutje të Lushnjes por që përfaqësonte akuzën në Vlorë dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Ndaj tyre rëndon akuza e “Shpërdorim detyre”
Roli i zyrtareve
Struktura e Posaçme antikorrupsion ka veçuar po ashtu një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë policie.
Sipas të dhënave tashmë zyrtare, rolet e zyrtarëve nuk kanë qenë për fshehjen e krimit, por rezulton të jenë organizatorë dhe pronarë të lëndës narkotike. Teksa hetimet kanë përfshirë ngjarje nga viti 2014 deri më sot
“Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë” thuhet në njoftimin e SPAK.
“38 shtetasit shqiptarë akuzohen si pjesëtarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike” vijon njoftimi i SPAK.
Për zbulimin e rrjetit të organizuar nga zyrtarë të policisë por dhe nga prokurorë ka shërbyer dëshmia e 4 bashkëpunëtorrëve të drejtësisë. Të ndaluar në operacionin “Shefi” dhe Kulmi në vitin 2018 dhe 2020 ata kanë rindërtuar rrjetin po ashtu dhe të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.
Akuza ndaj tyre është bërë dhe për pastrim të parave ku janë sekuestruar tashmë apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, në total 12 pasuri te paluajteshme, 4 kater shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e rreth 4 milionë eurove
Kjo është hera e parë kur personat e ndaluar për organizim të trafikut të drogës prekin nivelin e prokurorëve apo drejtuesve të lartë të policisë së shtetit shqiptar.
28 të arrestuarit sot janë si më poshtë:
1-Aleks Memaj
2-Jovan Memaj
3-Aleksandër Neço
4-Shkëlzen Kamberi
5-Benard Tahiraj
6-Marenglen Çaçi
7-Erind Hysomemaj
8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)
9-Toni (Elton) Kushi
10-Erion Hoxhara
11-Çezar Gjomemo
12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”
13-Malton Lleshi
14-Shkëlzen Daci
15-Eltjon Bregasi
16-Paul (Agustin) Deda, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”
17-Hekuran Marku, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per “trafik narkotikesh” “grup i strukturuar”
18-Hamid Seferi
19-Leonidha Sejdiaj
20-Ilir Gaga
21-Luan Zylyftari
22-Geri Zylyftari
23-Erlind Zylyftari
24-Artan Zylyftari
25-Artur Krasniqi, “arrest shtëpie”, nga Kavaja, Akuza “Shpërdorim detyre”.
26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në “arrest shtëpie”. Akuza “Shpërdorim detyre”
27-Maksim Sota, prokuror i Vlorës, në “arrrest shtëpie”. Akuza “Shpërdorim detyre”
28-Festim Lelaj, ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge. Akuza “Shpërdorim detyre
…
/faxweb