Prokuroria e Tiranes dhe Policia e Shtetit jane duke zhvilluar nje aksion te madh qe ka te beje me veprat penale ne fushen farmaceutike.

Deri tani flitet per disa te arrestuar. Hetimet kane disa muaj qe zhvillohen nga Prokuroria e Tiranes ne bashkepunim me Policine e Shtetit. Fax News mëson se prokuroria ka leshuar 6 urdher arreste dhe sipas informacionev te gjithe urdher arrestet jane ekzekutuar nga policia.

Burime nga prokuroria e Tiranës bejne me dije se personat e arrestuar nuk kane bere regjistrim te medikameteve. Hetimet  për këtë skemë abuzive kanë nisur disa muaj më pare nga prokuroria e Tiranës, ku Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në 6 depo farmaceutike.

Gjatë hetimeve krimi ekonomik ka kryer kontrolle në hyrje daljet në doganë por edhe shitjet që janë bërë, e nga kontrollet rezulton se është shkaktuar një dem i madhe ekonomik.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re