Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në “Log” në ABC nga ajo se çfarë ka ndodhur ditën e protestës para kryeministrisë, më 21 janar 2011,ku humbën jetën katër persona dhe rikthimoin e hetimeve.

Hoxha në fjalën e tij ka bërë me dije se, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje që tronditi të gjithë është që të shikohen të gjithë pamjet e filmuara nga tre operatorët që kanë qenë të pozicionuar në tre kënde të protestës ku dhe duket sesi ndodhi ngjarja.

Ndër të tjera gazetari thekson se, në fillim pas marrjes së pushtetit PS-së filloi që të hapte çështje që i jepnin rëndësi zbardhjes së përfshirjes në këtë ngjarje, por më pas u kuptua se qëllimi i këtyre ishte që të identifikojnë drejtuesit që ishin në punë me PD e më pas ti hiqnin.

“Grupi i zjarrit si emërtim dhe procesverbal është shënuar me 22 janar. Një nga anëtarët e grupit të zjarrit që ka qenë aty Agron Malaj i arrestuar më 21 janar tashmë është kryetar i partis Socialiste në Burrel. Unë shikoja interpretimin e policisë dhe të gardës për personat që ishin aktivë. Nuk ishin të gjithë aktive, 100-200 veta kanë qenë aktivë.

Unë kam shkuar dy orë para dhe kam parë lartësitë. Unë jam përpjekur që të zgjedh vendin që të shikoja vendin që të shikoja derën e kryeministrisë. Unë kisha pozicionin më të mirë për të parë ngjarjen se nuk kisha unë në dorë filmimin. Pengu im është se nëse do të kemi mundësi të shikojmë se çfarë kanë filmuar të gjithë këto operatorë, pasi do të dalin prova me të vërtetë të rëndësishme. Në të tre rastet e hetimeve, unë jam interesuar vetë dhe kam dërguar pamje në lidhje me ato që unë kisha, sapo PS-ja ka ardhur në pushtet më kanë kërkuar të dhëna për drejtuesit që kanë qenë në krye të detyrës në kohën e PD-së dhe vijonin të ishin sërish në krye të detyrës, menjëherë sapo kuptova një gjë të tillë unë heshta, se mua më interesonte që të zbardhej ngjarje.

Pjesa aktive e protestës ka qenë në rrugicat midis Kuvendit dhe Piramidës ku policia e ka pas të vështirë. Policia ka kontrolluar 6 herë sheshin dhe është tërhequr disa herë sapo tërhiqej policia aq më keq bëhej grupi aktiv i protestës që dukeshin më agresiv. Protesta në pamje të parë dëshmohet se ishte bërë me idenë për tu shfryrë ngarkesa e krijuar, dhe kjo bëhej vetëm duke u përplasur me policinë”, ka thënë Hoxha.