Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë për prokuroren e Tiranës, Ledina Riza.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, prokurorja Ledina Riza u pyet dhe dha shpjegime mbi burimet financiare për krijimin e disa depozitave bankare. Përveç pikëpyetjeve mbi burimet financiare të likujditeteve bankare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme të tjera të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokuroren Riza kryesohet nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Ledina Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Prej vitit 2007, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re