Edhe deputetja Rudina Hajdari ka folur para mediave për atë çfarë ndodhi në truyezën e Këshillit Politik, ku ndër të tjera tha se e kuptonte Edi RAmën pse nuk e do ndryshimin e sitemit, dhe zgjedhjet me lista të hapura, por nuk arrinte të kuptonte dot Lulzim Bashën.

Hajdari tha se ju kishte propozuar 3 përfaqësuesve të tjerë të qëndronin gjithë natën në tavolinë, por ata ioshin ngritur e larguar, ndërsa dukej tepër e irrituar me mospajtimin e tyre për idenë që sipas saj është përkrahur edhe nga SHBA dhe të tjerë aleat, së paku futjen e listave gjysmë të hapura me kandidatët për deputetë.

“Unë propozova të rrinin këtu sonte dhe ti mbyllnin të gjitha çështjet,. U ngritën direkt, erdha këtu për ndryshimin e sistemit zgjedhor,. Nuk kuptoj pse PD nuk e pranion këtë ide. Erdha për të gjetur kompromis për ta pranuar të gjitha palët. Erdha propozova një formulë që është mbështetur nga SHBA, shoqëria civile për të hapur listat pjesërisht, edhe këtë ma mohuan. A mund të më thotë dikush pse kanë frikë ta bëjnë. E kuptoj shumë mirë Edi RAmën që e don këtë sistem sepse është bërë i pushtetshë. Ka më shumë se gjysmën e parlamentiit, ka bërë afera dhe është bërë i pasur. Por unë nuk kuptoj dot Lulzim Bashën pse nuk e kundërshton, pse nuk e do ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari.

lajm ne perditesim…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re