Avokati, Altin Goxhaj i ftuar në studion e Fax News:

Unë e humba zërin në komisariat ku kam qëndruar për 14 orë dhe më pas kam dalë në orën 3 të natës. Unë them se të dy personat që kërkuan që unë të isha avokat i tyre, unë i lirova dy të mitë, edhe vëllai i Ibsen Elezi dhe një tjetër nga Durrësi. Unë i nxorra por G-29-ta nuk i nxorri të tjerët. Dhe pse e theksoj këtë? Sepse këta kanë të njëjtin standart si Lulzim Basha. Arsyeja përse burgjet dje dhe sot janë plot me të burgosur është se grupi i G-29 (anëtarët e Komisionit të Rithemelimit) ka të njëjtën standart veprimi si Lulzim Basha. Nuk mund të rindërtosh një parti me format të ri me të njëjtin model që kishte Basha. Unë dje pashë me sytë e mi persona të G-29 që ishin identikë si figura e degraduar e Lulzim Bashës. Pashë që për një gjë sa më të vogël duhet të merrnin leje tek partia. Arsyeja përse dështoi dje marrja e slisë së PD është se këta kanë të njëjtin model veprimi.

Janë të njëjtët kërmij. Unë isha dëshmitar kur shohja skena diskutimesh sesi këta të G-29 janë arsyeja përse PD është në këtë gjendje sot. Jemi në skadencë të afatit sepse u bënë 24 orë. Dje ishte dita e fundit, dita më e keqe . Mund ta themi me plot gojën se dje Shqipëria u sqarua se kush është Lulzim Basha. Dje shqiptarët kuptuan që janë pa opozitë. Nuk ka më shqiptar që të mendojë se situata me Lulzim Bashën mund të prodhojë gjë të mirë.

Humbja është që u vërtetua ajo që thamë një muaj rrjesht. Që G-29 do dështojë. Unë kam shkruar në facebook se kjo ishte dita më e papërshtatshme, por është edhe e fundit. Kjo ka të bëjë me atë që ti kur e lë në fund fare, mund të dështosh. Kjo duhej bërë ditën e parë, mund të bëhej edhe në 12 dhjetor, ja e fundit në 18 dhjetor. Kjo duhej bërë në ditën e parë të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku Luli ishte aq i vockël, këta ishin të gjithë entuziastë, dhe Luli u dukej një kërmill i pavlerë. Këtë ja kërkuam një javë më parë para kuvendit. Por nuk më dëgjuan. Te G-29 kanë ndërtuar një formacion skllevërish si tek Basha. Për mua Berisha ka dështuar sepse ka zgjedhur këta njerëz.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re