Pas mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar në lidhje me protestat e fermerëve të Lushnjës.

Krifca u shpreh se ajo ka negociuar me fermerët dhe janë në negociata për të gjithë kërkesat e tyre. Ndër të tjera ajo është shprehur se problemet e tyre janë të pasqyruara tek buxheti i vitit 2022.

“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re