Skip to content

Protesta e fermerëve në Myzeqe, “provokon” Rama duke postuar këtë FOTO: Qeveria…

Ndërkohë që fermerët të Myzeqesë janë duke zhvilluar protestë për mungesën e mbështetjes së qeverisë, vetëm pak minuta më parë ka reaguar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku i përgjigjet protestës së fermerëve teksa shkruan: “Mbështetje për fermerët +42 % krahasuar me 2021 ose e thënë ndryshe 7.1 miliardë mbështetje për fermerët dhe investime në zhvillimin rural.

Momentalisht në rotondon e Plugut fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së, për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje subvencioni për fermerët ndërkoh qe ka hequr dhe 6% kompesim.

/faxweb