Sot në orën 11:00 në rotondon e Plugut fermerët e Myzeqesë do të dalin në protestë, ndërsa policia ka zbarkuar me forca të shumta duke blinduar zonën.
Sipas burimeve të “Fax Neës”, janë rreth 100 forca të policisë së shtetit dhe FNSH-së që zbarkojnë në hyrje të autostradës Lushnje – Tiranë.
Qeveria ne paketën e re fiskale ka parashikuar të vendose 10% tvsh për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Nuk ka parashikuar asnjë rritje subvencioni për fermerët ndërkoh qe ka hequr dhe 6% kompesim. Në këto kushte fermerët së bashku me grumbulluesit kanë dërguar një pakete propozimesh, por deri tani nuk ka përgjigje. Fermerët e shumtë të zonave Lushnje, Fier, Berat ,Divjake do të marrin pjesë në këtë protestë.
…
/faxweb
