Është prishur pakti i vendosur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, ku përfaqësuesit e firmës që do të ndërtojnë thertoren në Laknas po përplasen sërish sot me banorët. Banorët shprehen të vendosur që do të bëjnë rezistencë ndërsa protestës i është bashkuar edhe ambientalisti, Lavdosh Ferruni i cili tha se është e papranueshme që të pritet pylli pasi sipas tij rrezikohen banesat nga erozioni.

Ferruni gjatë intervistës për “Fax News”, thotë se ndërtimi i sallës së bagëtive është në kundërshtim me ligjin pasi duhet të paktën një distancë rreth 500 metra larg banesave.

Çdo gjë është në kundërshtim me ligjin. Salla e bagëtive duhet të jetë të paktë 500 metra deri në 1 kilometër larg nga banesat. Në ligjin për turizmin nuk ka në asnjë pikë në asnjë resht për thertoren që duan të ndërtojnë këta. Nuk ka në asnjë vend të botës të ndërtosh një thertore për atraksion turistik duke prerë pyllin. Përse nuk presin vendimin e gjykatës që merret më 20 tetor?

Ky pylli këtu është një barrierë që e bën jetën më të mirë në këtë të komunitet, nëse ky pyll nuk do të jetë erozioni do të jetë i madh dhe do të rrezikojë shtëpitë në këtë zonë. Pylli bën një filtrim dhe banorët mund të përdorin puset për konsum të zakonshëm uji, nëse pylli pritet atëherë puset do të thahen dhe bëhen të papërdorshëm. Pastaj mos harrojmë më kryesoren, ajri është tmerrësisht i ndodhur, ky pyll e zbuste ndotjen e ajrit”, u shpreh Ferruni.

VIDEO LIVE/ Prishet pakti që u bë në zyrën e Rakip Sulit, banorët përplasen sërish me përfaqësuesit e firmës në Laknas

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re