Ndërsa në Tiranë po zhvillohet Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian me praninë e liderëve europianë, koalicioni opozitar që pësoi humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare ka organizuar një protestë.

Protesta ishte paralajmëruar më parë, por nuk ka marrë leje nga policia. Përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve Flamur Noka, Jorida Tabuku dhe Enno Bozdo, janë mbledhur pranë bulevardit “Zogu i Parë”.

Derisa protestuesit kanë nisur me nota të qeta, ata kanë kërkuar me thirrje nën moto të tilla si: “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona”, “Edi Rama kriminel.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko