Avokati Altin Goxhaj ka folur në studion e “Fax News” për pandeminë në vendin tonë.

Goxhaj i ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen çdo të shtunë protestës kundër vendimit të qeverisë shqiptare për “vaksinimin e detyrueshëm”.

Gjithashtu avokati i ka kërkuar Qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim pasi populli do të ngrihet në protesta akoma edhe më masive.

“Është e treta herë që policia nuk ana ndalon sepse ne po kërkojmë që policët të mbrohen nga “vaksinimi i detyruar” pasi të gjithë për fëmijët e tyre ata janë me ne: mjekë, policë, punëtorë të administratës por nuk dalin sepse kanë frikë. Ky është një popull që e ka ndarë mendjen që mos vaksinohet, ne kemi bërë sondazhe flasim me njerëz që nuk duan të vaksinohen.

Pjesëmarrja? Në fillim të shtatorit, ishim 150 veta, herën e dytë ishin mbi 600 njerëz, kurse dje ishin mijëra njerëz nga grumbulli i njerëzve që nisnin nga kryeministria deri në fillim të Rognerit. Kam takuar punonjës të administratës, kanë qenë pjesë në protestë, populli e ka ndarë mendjen që mos vaksinohen. Mes turmës protestuese ishin e dhe punonjës të shtetit dhe familjarë të tyre.

Slogani i protestës së djeshme ishte: “Po preke fëmijët, ju pret plumbi”. Populli është i vendosur që edhe të luftojnë , më datën 25 është protesta e radhës. Nuk i besojmë masat anti-kovid, kur Edi Rama më ka futur në qeli me 11 policë, maska nuk mbron është kot. Ajo maska që mbron bën të paktën 4 dollar për 4 orë. Populli shqiptar shumica e kanë kaluar virusin dhe jetojnë dhe të gjithë kanë krijuar një lloj përballje. Njerëzit që do të vuajnë më shumë janë ata që vaksinohen sepse nuk transparencë. Në vaksinë ka mbetje të cuditshme metalike, nga studimet e shkencëtarëve kinezë aty ka dicka që prodhuesi thotë nuk mbaj përgjegjësi për cdo gjë të ndodh dhe nuk e dimë cfarë pasojash afatgjartë të shkakton.

Ata nuk mbajnë përgjegjësi për problemet afatgjata që mund të ketë. Ne jemi të qartë që populli nuk dëshiron që të vaksinojë fëmijët. Ende nuk kam takuar një prind të vetëm që të dojë të vaksinojë fëmijët e tyre. Kjo është vaksinë eksperimentale. Nuk kanë përse të vaksinohen ata që kanë kaluar kovidin. Mjekët Sulcebej dhe Brataj ne i kemi futur në listën e zezë. Plani i këtyre ska të bëjë me kovidin këta thonë tja bëjmë një dozë fëmijëve. Nëse ne sigurojmë numër pjesëmarrjesh ne i themi atij që ne nuk jemi Basha që del në bulevard, por do të luftojmë. Ne Pretendojmë që të katër-fishojmë numrin e pjesëmarrësve, nuk kemi kohë po vjen data 30″, përfundoi Goxhaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re