Policia e Tiranës vijon veprimet hetimore dhe shoqërimin e personave të përfshirë në veprime të dhunshme dhe shkatërrim të pronës duke nisur nga mesdita deri në mbyllje të protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Fax News mëson se deri tani janë shoqëruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë numri i të shoqëruarve pritet të rritet në orët në vijim.

Ditën e sotme, ish-Kryeministri Sali Berisha thirri një protestë në Selinë blu për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën, pasi e shkarkoi këtë të fundit në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe më pas në referendumin e 18 dhjetorit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re