Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar 8 persona për protestat e dhunshme që filluan për rastin “Monstra”.

Mediat maqedonase shkruajnë se Prokuroria ka paralajmëruar të tjera arrestime të personave që morën pjesë në protestat, ku pati përplasje të forta me policinë .

“Deri tani janë arrestuar tetë protestues, ndërsa Prokurori Publik do t’u parashtrojë kallëzim penale për ‘pjesmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’, e dënueshme sipas nenit 385 të Kodit Penal.

Shkupi ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin e personave të tjerë që morën pjesën në prishjen e rendit dhe qetësisë publike,” thuhet në njoftim.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme kanë zhvilluar protestat për shkak të dënimeve në rastin “Monstra”.

Vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës ndodhi më 12 prill të vitit 2012 dhe njihet si rasti “Monstra”, Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski fillimisht u akuzuan 6 shqiptarë.

Ditë më parë Gjykata Penale, në rigjykimin e rastit, vendosi dënimet për vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur më 12 prill 2012. Gjykata dënoi Alil Demirin, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re