Ndërtimi i rrugës se re Shkodër-Velipojë nuk është aspak lajm i mire për banoret e Berdicës, pasi një segment i kësaj rruge kalon nëpër tokat e tyre.

 

Këta të fundit kanë dalë sot për të protestuar dhe për të kundërshtuar këtë projekt që sipas tyre është shumë i dëmshëm për ta dhe i papranueshëm.

 

Përveç pretendimeve sa i përket çmimit të vleresimit të tokës, ato pretendojnë se kjo rrugë ka dëmtuar kanalet kulluese dhe ato vaditëse.

 

Po ashtu, ka bërë të pamundur mundësinë e shfrytëzimit të qindra hektarë tokë që mbeten të izoluara, pasi traseja dhe barrierat e rruges së re janë të pakalueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re