Ditën e sotme, maturantët e të gjithë vendit janë duke iu nënshtruar provimit të tretë të tyre, e cila përkon me atë të matematikës.

Ende pa mbaruar orari zyrtar i realizimit të provimit, testi është bërë publik. Kjo vërtetohet edhe nga data e ilustruar në tezat në fjalë, e cila, përkon me atë të sotshmen.

Sakaq, kujtojmë që pas gjuhës angleze dhe letërsisë, ky është provimi i tretë që maturantët po realizojnë.

Orari zyrtar i provimit është ora 10:00, ndërsa përfundon në orën 12:30. Pas këtij provimi, maturantët do i nënshtrohen edhe testeve të lëndëve me zgjedhje.

/BW/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re