Skip to content

PS-ja feston mbylljen e fushatës, Kryemadhi sulmon Ramën: Këto topat janë paguar me lekët e ilaçeve të Covid

“Qyteti i Tiranës do të jetë ajo sfidë që jam e bindur jo 11 mandate, por do të jetë më shumë se 11 sepse besoj te grupi. Besoj te të gjithë, besoj te zysh Nora Malaj që është dashuria e LSI-së, besoj te të gjithë ju.

Le ti blejë të gjitha televizionet dhe ekranet dhe telefonat por vetëm zemrat e shqiptarëve ska për të blerë kurrë. Zemrat e shqiptarëve nuk shiten për asnjë gjë. Jam e bindur se askush nuk e duron dot Edi Ramën. Ju e dini si e shkatërroi ai atë dhe se si grabiti pronat e tironsve të vjetër dhe si u tall me familjarët shqiptarë dhe sot ai 120 mijë familje do tu shembi shtëpinë familjeve.

Dhe dy ditë na ndajnë nga 25 Prilli, këto topa që lëshon Edi Rama janë të paguara me paratë e familjeve shqiptare që duhet të paguante ilaçet e familjeve shqiptare për Covid.”, u shpreh Kryemadhi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb