Kryebashkiaku I Tiranës , Erion Veliaj në një deklaratë nga selia e Partisë Socialiste ka falënderuar të gjithë skuadrën e Njësisë 10 për rezultatin e suksesshëm që morën në zgjedhje.

Veliaj ndër të tjera është shprehur se nuk është koha për të bërë ndasi politike, por është momenti për tu bashkuar të gjithë bashkë se jemi të gjithë shqiptarë.

Ja çfarë tha Veliaj:

“Duke pasur parasysh se ka qenë një natë e qartë une i ftoj që të shkojmë deri në fund numërimit të votave.

Unë e ndaj me kolegët e opozitës mendimin se ishin zgjedhje të mrekullueshme, se ska kohë për pushim për numëruesit dhe se duhet të pranojmë fitoren. Sa më shpejt të mbarojë puna aq më shpejt do ti përvishemi punës.

Fitorja në njësinë 10 është një fitore e madhe për ne, një mandat në njësinë 10 do të bëjë që ne të jemi aty për të administruar atë fitore me përulësi.

Duke qenë se jeni skuadra e parë që e mbyll me sukses një rezultat të tillë, duhet që tu shtrijmë dorën dhe pjesës tjetër sepse ato janë shqiptarë dhe ska rëndësi bindja politike. Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur mandatin për të qeverisur, do ja të nisim një fushatë vëllazërie dhe përqafimesh për ëndërra tona”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re