Partia Socialiste ka mbledhur votat për nismën e saj për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Deri më tani socialistët kanë mbledhur 36 firma deputetësh, disa më shumë nga minimumi për të ngritur një Komision Hetimor në Kuvend.

Maxhoranca pretendon se kreu i shtetit Meta është përfshirë në fushatë elektorale edhe pse ligji e ndalon.

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, pasi nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen.

Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin.

Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re