Kandidati për deputet i LDSH-së, Ardit Sina ka denoncuar vjedhjen e votave, duke thënë se dhe kutia e tij ku ai ka votuar ka rezultuar me 0 vota për partinë që ai përfaqëson.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sina shkruan se PS-ja dhe PD-ja janë bashkë dhe e arritën objektivin për shkatërrimin e LSI-së dhe partive të tjera.
Ardit Sina:
Lume vjedhjesh dhe manipulimesh te votave.
PS-PD jane bashke, e padiskutueshme!
Vidhen votat ne sy te votuesit, voton por ne kuti hedhin vote tjeter. Ne fund te procesit te votimit jane ndryshuar fletet.
Vota ime nuk me del, kutia e votimit del zero (0) vota per PLDSH.
Ne Çerme, familjareve dhe dashamiresve nuk iu del vota askund.
Ky sistem eshte i kalbul nga koka deri tek bishti. Komunistes bejne gjithcka per pushtetin e eprorit.
Objektivi u arrit, shkaterruan LSI dhe partite e reja. Une nuk i pranoj keto zgjedhje, jane farse,te shitura dhe te blera.
Shpresa e shqiptareve u vra njehere e pergjithmone. Shqiptaret skane me besim tek kjo klase politike, lidershipi i tyre u vertetua qe nuk iu intereson mireqenia dhe e ardhmja e qytetareve.
“Mire se erdhem ne diktature”
Zoti i ndihmofte keta shpirtra te vuajtur shqiptaresht.
loading…
/faxweb
