Skip to content

PS plotësoi kërkesën e Murrizit, reagon PD: Është bërë pazar i ulët! Ja pse e bëri këtë Edi Rama

Oerd Bylykbashi: Është një Pazar i ulët i bërë në parlament për të kaluar këtë që kërkon Rama, heqjen e koalicioneve me listë të përbërë. Nga ana tjetër, mashtron shqiptar që do të hapte listat e kandidatëve dhe këtë nuk e bëri.

 Ajo që duhet theksuar është që ky Pazar për katër qarqe ku një kryetar mund të kandidojë bie ndesh drejtpërdrejtë me rekomandimin numër 2 të vitit 2009 për zgjedhjet në Shqipëri,  i cili godiste një të drejtë të njëjtë që Kodi Zgjedhor i asaj kohe i jepte kryetarëve të partive të garonin më shumë se në një qark.

Në atë kohë, ODIHR-i e konsideroi se binte në kundërshtim me parimet e barazisë dhe diskriminimit në zgjedhdje dhe për rrjedhojë Shqipëria duhet ta hiqte. Prandaj them se është Pazar i ulët sepse e con procesin zgjedhor nën standardin e OSBE-së vetëm që Rama të marrë votat e asaj që quan opozitë në parlament që ti japë mundësi vetes të ndryshojë koalicionet sepse e di shumë mirë që në të 12 qarqet, koalicionet e opozitës së bashkuar e mund në mënyrë të thellë.

Kujtojmë se të premten, PS u tërhoq nga disa prej amendimeve që kishte propozuar për Kodin Zgjedhor, për të plotësuar kërkesat e opozitës parlamentare. Në një deklaratë për mediat, PS u shpreh se ka pranuar kërkesën e opozitës parlamentare për heqjen e pragut 3%, si dhe për renditjen e kandidatëve fitues në lista.

Një nga ndryshimet më të çuditshme, është ai që kryetari i partisë garuese në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, ose partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, mund të regjistrohet njëkohësisht deri në katër zona zgjedhore. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.

/faxweb