Moise Kean është infektuar me koronavirus dhe tani do të duhet t’i nënshtrohet vetëizolimit. Në këtë mënyrë, sulmuesi i talentuar italian do të humbasë ndeshjen e dytë kundër Barcelonës.

Kean rezultoi një nëshkrim i sukseshëm për francezët që kur u bashkua me PSG nga Everton verën e kaluar, duke luajtur një rol kryesor në sulmin e parizienëve.

Sulmuesi italian shënoi në ndeshjen e parë kundër Barcelonës, e cila përfundoi 4-1 ndaj Barcës në Camp Nou muajin e kaluar, por tani pritet të jetë i padisponueshëm në Parc des Princes.

Në këtë ndeshje do të mungojë dhe lideri i ekipit Neymar, i cili është i dëmtuar dhe nuk do të jetë përballë ish-skuadrës së tij.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re