Një foto e postuar nga Muario Ikardi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ka alarmuar tifozët e PSG-së.

Sulmuesi argjentinas, shfaqet i shtrirë, teksa mban një maskë oksigjeni, duke treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave, që PSG-ja luan ndaj Dijon.

Nuk dihet ende arsyeja pse Ikradi është në këtë gjendje, teksa nuk ka një njoftim as nga klubi, por as nga lojtari, i cili me foton e postuar, ngre shumë dilema, në lidhje me gjendjen shëndetësore.

Dyshimet e para janë se Ikardi mund të jetë i infektuar me Koronavirus, por nuk ka një konfirmim për këtë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re