Skip to content

Publikohen pagat e kabinetit të Zaev në Maqedoninë e Veriut, më të ulta se të ekzekutivit të Ramës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagën e anëtarëve të saj, ku vihet re se jot ë gjithë ministrat paguhen njësoj. Kryeministri Zaev paguhet nga 1200 deri në 1400 euro, ndërsa në vend të dytë është ministri i Brendshëm.

Siç bën të ditur Alsat M, Zaev paguhet nga 78.840 denarë si rrogë bazë, por përfiton rritje nga vjetërsia 22-vjeçare që i shkon në 87.813 denarëve. Që bëjnë rreth 1439 euro.

Në vendin e dytë me rrogën më të lartë është ministri i Brendshëm ,Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve (afërsisht 1200 euro), pastaj renditet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë (1200 euro).

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska merr 72,989 denarë pagë mujore- as 1200 euro, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefoska merr 72.670 denarë.

Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë që bëjnë 1145 euro.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve, kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve.

Krahasuar me Shqipërinë, kryeministri e ka rrogën rreth 1700 euro dhe ministrat më shumë se 1500 euro në muaj.

/faxweb