Është publikuar videoja e një personi të dyshimtë me syze dhe kapuç që kalonte përpara shtëpisë së Flamur Beqirit përpara se ta vriste dy vite më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin pamje të 24-vjeçarit Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Beqirit në Londër. Në njërën prej filmimeve, ai shihet i veshur si pastrues rrugësh, me një maskë, syze dhe rroba pune ndërsa mblidhte mbeturina për t’i hedhur brenda një qeseje. Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e ri në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundeshë në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 9 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes kur një person i vetëm doli në heshtje si nga “hija” dhe e qëlloi për vdekje, katër plumba në trup dhe një final, në kokë.

Emigranti me origjinë shqiptare doli më pas se ishte prej më shumë se një dekadë një nga më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit, mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis. Ai ishte vëllai i Misse Beqiri, një modele e njohur në Britani të Madhe. Babai i dy fëmijëve kishte dalë për darkë në restorantin Colbert në Sloane Square me gruan e tij Debora Krasniqi para se të qëllohej disa here.

Hetuesit thanë se ai u qëllua nga pas dhe u vra para syve të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re