OSHEE këtë të hënë ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve që do të bëhen në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit të OSHEE mësohet se ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë zonat pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”, Zona prane shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti, Paskuqan, Bathore, Babrru rruga Jordan Misja

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 26-28 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Uzina Dinamo.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

26 tetor
Pjesërisht: zona shinave të trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave, rruga “Don Bosko”

27 tetor
Pjesërisht: Zona prane shinave të trenit, rruga “Vangjel Noti”

28 tetor
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe, rruga “Jordan Misja”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re