Ish-zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur ashpër Lulzim Bashës i cili ditën e sotme e akuzoi se ka firmosur koncesionet “korruptive” në mungesë të Ramës.

Por gjatë një postimi në rrjetet sociale, Braçe i kujton Lulzim Bashës “21 janarin” dhe pushkatimin siç e quan ai të 4 shqiptarëve përballë Kryeministrisë.

Reagimi i plotë i Braçes:
DEGJO KUFOME!
A e mban mend 21 JANARIN?
Eshte dita kur ti si minister i Brendshem, ne komande te nje zinxhiri kriminal, nen urdher e ne bashkepunim, pushkatuat 4 shqiptare e plagoset mbi 20 te tille;
ME DASHJE E PA GJYQ!
A e mban mend 22 JANARIN?
Eshte kjo dita e kesaj fotoje, kur ti si minister i Brendshem, i dole per zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shperblim pushkatareve, njeri ne kete foto!
Te te pyes:
TE ZE GJUMI NATEN?
Po e le fare drejtesine e munguar, por a te ze gjumi naten me kater te pushkatuar mbi kurriz gjithe jeten?
Te jesh i bindur qe nuk fshihesh dot pas ketij tjetrit, nuk lahesh e pastrohesh duke perzene kete tjetrin, TI DHE AI JENI DY GJYSMA TE SE NJEJTES SE KEQE PLOT GJAK E VIKTIMA!
Kaq kete here per ty!
Tani per shqiptaret;
Une Erion Brace ne cilesine e zevendes kryeministrit kam firmosur:
1. Koncesionin e aeroportit te Kukesit, procedure e MIE dhe jam krenar qe ai aeroport eshte funksional prej muajsh;
2. Shtese ne kontraten e koncesionit te KROMIT, procedure e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate te disa njesive, objekteve;
3. Ndryshim ne koncesionin e SKANIMIT, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore per te;
4. Koncesionin e aeroportit te Vlores, procedure e MIE, dhe do jem shume krenar kur ai te jete ndertuar e plotesisht funksional;
5. Koncesionin e Laboratoreve, procedure e ministrise se Shendetesise e qe ndryshon krejtesisht gjendjen ne spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjes dhe Sarandes;
6. Koncesioni i ndertimit te HEC, kontrate shtese mbi kontraten e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje.
Kaq! Ne dy vite e gjysem jane vetem keto dhe asgje tjeter;
Firmosur diten per diell e pa u fshehur asnje sekonde.
Tani, KUFOME, kishe thene ne ate FOLTOREN tende-asgje ndryshe nga ajo foltorja e gjysmes tende, se une shaja naten qeverine time!
Habi e madhe, une paskam share qeverine time dhe ti je shqetesuar?
Kete doje te thoje?
E kupton c’budalla bul je?
Per shqiptaret edhe nje here;
Kurre nuk kam share qeverine time, kerkend ne te.
Poo kam thene cfare nuk ka shkuar mire, cfare nuk ka qene e drejte dhe cfare duhej bere ndryshe;
E KAM THENE ATY BRENDA, TROC E QARTE, NE SY MADJE!

‘Opozitarizmi’ i Braçes për rritjen e çmimeve, Lulzim Basha nuk kursen ironinë: Ditën firmosje koncesione natën shaje qeverinë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re