Mjeku Artan Koni ishte i ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News, ku foli për procesin e vaksinimit që ka nisur që prej ditës së djeshme në vendin tonë dhe të parët që janë vaksinuar janë mjekët e spitaleve Covid dhe epidemiologët.

Sipas tij, nuk janë ata më të riskuarit nga sëmundja, por mjekët e familjes pasi kanë kontaktin e parë me personat e infektuar.

“Para se të bëhet një vaksinë, duhet të bëhet një anti corona. Kosto ka, por për shtetin janë minimale, por për këtë qeveri janë maksimale. Të gjithë lekët janë bërë rrush e kumbulla nëpër tendera.

Vija e parë e luftës nuk janë mjekët që punojnë tek Covid 1 e 2. Janë mjekët e familjes, të parët që e shohin. Kur vjen pacienti tek Covid 1 e 2, i ka kaluar pesë ditë dhe do të thotë që virusi ka kaluar nga fyti në mushkëri dhe nuk është aq ngjitës sa ishte më para. Kështu që nuk janë këta më të riskuarit, por ata që kanë pasur kontakt me pacientin në 5 ditët e para. Nuk duhet ta kishin bërë këta vaksinën, por mjekët e familjes”, tha mjeku Koni. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re