Që nga ora 07:30 e të dielës së sotme kanë ushtruar të drejtën e tyre 717.334 qytetarë.

Procesi i votimit kësaj radhe solli një rezultat të lartë në krahasim me vitet e shkuara.Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e parë në vend.Bashkia e Pustecit ka qenë e para ajo e cila ka nisur procesin e numërimit, pasi kanë transportuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit.Mësohet se në Pustec po numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

 

Por, vetëm pak minuta më parë, Vizion Plus ka mësuar se bashkia që ndjek Pustecin është ajo e Policanit, e cila po ashtu ka filluar procesin e numërimit, në qarkun e Beratit. Të gjitha kutitë e votimit të 23 qendrave të votimit janë dërguar në KZAZ 67. Në Polican pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re