Normalizohet plotësisht situata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

 

Tani kalimi , sipas Vizion Plus, në të dy anët e aksit prej 3 km që të çon tek kjo pikë kufitare është i kalueshëm në të dy korsitë pa probleme.

 

Në kushte të tilla është rritur edhe numri i lëvizjeve në të dy anët e kufirit.

 

Burime zyrtare per Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 2000 shtetas. Numri më i madh i lëvizjeve në Maqedoninë e Veriut eshte ai i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj.

 

Të njëjta burime thanë se orët e fundit nga Shqipëria kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut 1104 shtetas çka tregoj se shqiptarët vazhdojnë të përdorin këtë vend për kalim tranzit drejt Greqisë. Të njëjtat burime thanë se gjatë këtyre orëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 974 shtetas.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Kapshticë kanë hyrë 90 shtetas dhe 27 mjete, duke regjistruar keshtu numrin më të vogël të lëvizjeve që nga mbyllja e njëanshme e kësaj pike kufitare nga ana e helenëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re