Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re