Jetmir Kurtsmajlaj, autori iplagosjes së studentes 21 vjeçare greke një ditë më parë në Torino deklaroi përpara policisë se nuk dëshironte ta vriste ish të dashurën e tij, por vetëm ta trembte.

Me lot në sy, 27 vjeçari madje e pyeti policinë si ishte tani e reja, e cila po lufton për jetën në spital, pasi mori 5 goditje me thikë.

“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja”, përsëriti mes lotëve Jetmir Kurtsmajlaj, raportojne mediat e huaja .

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, por ai pretendoi për një komplot nga një mik dhe vajza për ta infektuar atë me HIV, po për këtë nuk ka fakte.

“Unë doja ta dënoja atë për këtë, absolutisht asnjë xhelozi nuk ka të bëjë me të”, specifikoi Kurtsmajlaj.

Nëna e vajzës nga ana tjetër deklaroi se vajza e saj ishte ndarë me shqiptarin, por ky i fundit nuk e pranonte këtë vendim, prandaj dhe e kishte sulmuar.

Vajza, nuk e gjeti guximin ta denonconte dhe vendosi ta menaxhonte vetë situatën deri sa ajo të rregullohej. Ndërkohë, që në datën 16 shkurt ajo vendosi të takojë Jetmirin në një apartament në San Salavrio të Torinës. Por, ai e kishte kërcënuar me një shiringë të mbushur me helm në qafë. Georgia arriti t’i shpëtonte dhe të dilte nga shtëpia.

Këtë sulm, Jetimiri e mohoj, ndërsa për takimin e fundit ku e sulmoi me thikë, ai ka thënë se donte ta ndëshkonte dhe se mban mend momentin kur e ka goditur për herë të parë dhe pastaj të fundit.

“Ajo më kishte kërkuar që të shiheshim të Shtunën, por unë nuk munda. Kështu që ne u takuam pasdite të Dielën afër shtëpisë, përmes Nizza. Ne ecëm për një kohë të gjatë pastaj thashë se duhej të shkoja lart për të pirë pak ujë. Por kur u ngjita pashë thikën dhe vendosa ta ndëshkoja atë. Vendosa thikën nën xhaketën time, së bashku me duhanin dhe zbrita përsëri tek ajo. Më kujtohet goditja e parë dhe pastaj e fundit,”-ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Jetmir Kurtsmajlaj 27-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë ish-të dashurën e tij Georgia Kaltsouni 21 vjeç në bark dhe në gjoks. Vajza është dërguar në spital dhe është vendosur nën kujdesin intesiv. Ndërsa shqiptari është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re