Skip to content

Qëlloi 5 herë me kallashnikov në mes të Korçës, arrestohet 19-vjeçari (Emri+Foto)

Emiljano Sali, 19 vjeçari nga Korça që qëlloi me armë në ajër paraditen e sotme është arrestuar nga policia. Ai qëlloi pesë herë me kallashnikov rreth orës 10:15 dhe më pas ia mbathi. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas denoncimit nga banorët se kishte të shtëna armësh.

Dyshohet se ka patur konflikt me të tjerë, por mbetet ende e paqartë. Një grua foli për FaxNews duke thënë se kanë qenë katër të rinj me një makinë të bardhë.

“Ikën me vrap, hipën në makinë që të iknin. Ishin katër të rinj.Thërrisnin brenda makinës “hajde të ikim”. Makina ishte e bardhë”, u shpreh dëshmitarja për Fax News.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje për të grumbulluar provat dhe pamjet filmike që mund të zbardhin arsyen përse i riu ka përdorur armën e zjarrit në mes të qytetit. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb