Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, aty ku një 25 vjeçar është qëlluar nga Xhulio Vokrri.

I plagosur ka mbetur shtetasi Paolo Bushi,ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Fax Neës ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken njollat e gjakut të mbetura në asfalt. Ngjarja ndodhi në orën 14:40.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: 

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, i plagosuri shtetasi Paulo Bushi ose Ndoj.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re