Tre persona janë shpallur në kërkim pas sulmit ndaj Taulant Pepajt këtë të diel.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit, Sehar Xhenje dhe Esmeraldo Hato, si dhe një 31-vjeçar.

Sipas pamjeve të sigurisë nga bizneset që ndodheshin pranë vendngjarjes, ka rezultuar se autorët janë larguar me dy makina, një ‘Mercedez Benz’ dhe një ‘Jaguar’.

Kujtojmë se shënjestra, Taulant Pepaj rezulton të jetë një person i arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Kujtojmë se 30-vjeçari u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar në afërsi të repartit të zjarrfikëses në lagjen “Skënderbeg”, rreth mesditës së sotme.

Si pasojë e të shtënave nuk pati persona të lënduar ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të sulmit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re