Qendra shëndetësore në Torovicë të Lezhës është shkatërruar. Objekti është smbuluar nga lagështira dhe nuk ka asnjë kusht.

Kjo problematikë është prej shumë vitesh dhe nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet. Në këtë gjëndje shëndeti i njerëzve është i rrezikuar dhe më shumë, pasi ka lagështirë dhe ka rënë suvatimet.

Banorët thonë se situata është problematike, ndaj dhe kërkojnë të merren masa për rikonstruksionin e saj.

“Të japin ndihmë sa kanë mundësi. Ankesa më e madhe është për anën sanitare. Nuk mund të vish në këto kushte. Qëndrimi, pritja. Ka qenë para disa vitesh, por puna pa cilësi sjell këto. Kërkojmë meqenëse po bëhet rikonstruksioni i pallateve që të futet dhe kjo në liste”, tha banori.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re