Presidenti Ilir Meta gjë një konference për shtyp në Presidencë ka prezantuar sot sipërmarrësin Erion Mane, i cili është gjobitur për shkak të një postimi në Facebook dhe një takimi në Presidencë pak muaj më parë.

Vetë sipërmarrsi ka sqaruar atë që i ka ndodhur dhe ka publikuar mesazhet mes tij dhe kreut të Drejtorit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.

“Fillimisht ia jam drejtuar drejtorisë përkatëse pasi nuk gjeta zgjidhje atje dhe mora përgjigje negative dhe ju drejtova personit që mbron kushtetutën. 12 maj 2020 pas një takimi në Presidencë i ftuar nga operatorët turistikë në lidhje me çështjet e vështirësive të pandemisë. Pas këtij takimi dikur rreth muajit qershor pasi filloi të lirohej marr çdo ditë të shtune gjoba të herë pas hershme në nenit 86 nga autoritet rrugore. Duke thënë herë pas here pse i marr këto gjoba. Më kanë thënë që drejtohu gjykatës. Gjykata zgjat 1,2 apo tre muaj dhe unë duhet të rri pa punë deri sa të dakë vendimi. E njëjta gjë më ndodh edhe të shtunë, marr një mesazh nga shoferi që më thotë se më ka ndaluar policia dhe më kërkojnë çdo dokument. Është ndaluar për herë të tretë se duhet të vihet neni 86/6. Polici i thotë se ky nen nuk ekziston më, personi që jepte urdhrat i thoshte ma dërgo urgjentisht tani me ëp që të vendosësh gjobën dhe ta shikoj. I them policit çoja s’ke pse rrezikon.

Ky është Blendi Gonxhe që e përshëndes. Mesazhet me Gonxhen si mëposhtë:

Më pas më vinë të dhënat nga patronazhistët. Patronazhisti Erando Pengilli dhe vota për LSI dhe habitem kush shoh biznesin tim. Ajo që ishte edhe më e madhja, kjo foto këtu thotë 2 orë para dhe unë e kam hedhur në janar. Kush e ka pasur këtë foto më parë dhe ua jepka drejtorave. Kjo gjë më ka shqetësuar shumë. Pasi mbarova me drejtorin dhe nuk mora zgjidhja iu drejtova presidentin dhe i thashë që do të kërkoj edhe mbështetje e ambasadorëve për të marrë azil politik. Unë bëj detyrën time, nëse unë dua të postoj një foto të kryeministrit skmë pengon asnjë po ashtu edhe të presidentit. Jam i gatshëm për SPAK, para drejtësisë, le të jem unë kurbani i parë i kësaj gjëje,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re