Kreu i Shteti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku e ka nisur fjalën e tij me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku përgjegjëse kryesore bëri qeverinë, teksa e akuzoi se nuk ka bërë asnjë paralajmërim për qytetarët mbi kriteret që duhej të përmbushnin për kalimin e kufirit.

Meta tha se qeveria bëri një veprim të pafalshëm duke akuzuar edhe vetë qytetarët për shkaktimin e kësaj situate, ndërsa shtoi se ekzekutivi i një vendi duhet ti parandalojë të tilla ngjarje.

“Të gjithë jemi tronditur nga situata e jashtëzakonshme në Kakavijë, ku fëmijë dhe të moshuar, burra dhe gra u lanë me ditë të tëra të braktisur në rrugë. Kam pasur gjithnjë kontakte të vazhdueshme me qevrrinë për ta kaluar me sa më pak pasoja situatën me pandeminë. Situata në Kakavijë ka të bëjë me menaxhimin sa i përket kohës dhe rrethanave. Si gjithnjë qeveria drejton gishtin në vend që të marrë të gjitha masat për parandalimin e saj. Çfarë paralajmërimesh dhe parashikomesh ka bërë qeveria shqiptare në kohën e duhur?

A ka pasur një njoftim zyrtar nga MEPJ për kufizimet dhe numrin e kalimtarëve në kufij? Përgjegjëse është vetëm qeveria shqioptare. KA pasur gjithnjë fluks, e aq më tepër në një situatë të tillë pandemike, ku duheshin marrë masa parandaluese. Radhët e gjata sidomos në këto kushte janë të pajustifikueshme. Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla që rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve në kushte të vështira. Askush nuk i informoi as për tampon, as për rezultatin e përkthyer në anglisht. Për më tepër është e pafalshme që qeveria fajësoi vetë qytetërët.

Dua të falenderoj meidat për rolin e jashtëzakonshmE për raportimin dhe sensibilizimin. Madje në një rast me ndërhyrjen e tyre shpëtoi jeta e një fëmije 11 muajsh. Duhet të adresojë ministria e Shëndetësisë në mënyrë të përgjegjshme të gjithë situatën me pandeminë.  “, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re