Në Shqipëri, qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë shumë pak ndryshime. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, merr postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, drejtoresha aktuale e Tatimeve. Në ministrinë e Drejtësisë, ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj, Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë vjen një emër i ri, Frida Krifca, e cila pason Milva Ekonomin. Kjo e fundit merr një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Dy emra të tjerë të rinj, do të jenë po ashtu ministra Shteti: Edona Bilali për Mbrojtjen e sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi. Rikthim në qeveri dhe për Mirela Kumbaron, ish ministren e Kulturës e cila do të drejtojë Mjedisin dhe Turizmin. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave. VOA

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re