Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këtë periudhë jo të lehtë ekonomike.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e një biznesi familjar bulmeti, Basha ka premtuar mbështetje për sipërmarrësit, prodhuesit e bizneset duke parashtruar objektivat e opozitës.

Kreu i PD iu ka bërë thirrje bizneseve të marrin masa ndaj COVID-19 duke ruajtur distancën, higjienën dhe përdorur maska në ambiente të mbyllura, pasi sipas tij qeveria është dorëzuar.

“Qeveria është dorëzuar. Mos prisni qeverinë, mbrohuni të bëjmë gjithçka për ekonominë, mirëqenien”, ishte apeli i Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re