Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkaktojë rrëzimin e qeverisë holandeze javë para zgjedhjeve të marsit.

“Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeveris, ndërsa dorëheqja pritet ti dorëzohet mbretit të vendit.

Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.

Qeveria e Rutte pritet të qëndrojë në një rol të përkohshëm deri në zgjedhjet parlamentare në mars. Një burim kabineti i tha transmetuesit publik NOS se vendimi për të dhënë dorëheqjen ishte kolektiv dhe “në harmoni të plotë”.

Kjo nuk është hera e parë që një qeveri hollandeze jep dorëheqjen në masë në një gjest të përgjegjësisë kolektive.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re