Qeveria ka zgjatur gjendjen e emergjencës energjitike në Shqipëri. Në vendimin e parë të publikuar, shkruhej se gjendja do të zgjaste deri në datën 15 Prill të vitit 2022.

Por në vendimin e publikuar ditën e sotme në fletoren zyrtare, Këshili i Ministrave ka vendosur që të shtyjë gjendjen e emergjencës energjitike për vendin, deri në datën 31 dhjetor të këtij viti.

Vendimi i plotë i publikuar:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 shfuqizohet.

2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re