Mediat e pavarura polake pezulluan mbulimin e lajmeve këtë të mërkurë, përshkak të një takse të re mbi reklamat, të cilën ato e kundërshtojnë.

Faqet e internetit të organizatave kryesore të lajmeve të vendit ishin bosh për të protestuar ndaj një takse të re reklamash që transmetuesit dhe botuesit thonë se nuk synon mbledhjen e parave, por minimin e lirisë së shtypit.

“Kjo është thjesht zhvatje,” thuhet në një letër të hapur për Kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki, nënshkruar nga 43 organizata mediatike që përfshin botuesit më të mëdhenj të gazetave dhe revistave në Poloni, si dhe rrjetet e saj kryesore televizive të pavarura.

Nënshkruesit përfshijnë “Ringier Axel Springer Polska”, një ndërmarrje e përbashkët zvicerano-gjermane që zotëron prona kryesore të medias polake; “Axel Springer” i Gjermanisë është gjithashtu bashkë-pronar i “POLITICO Europe”.

Taksa e re mbi të ardhurat nga reklamat e biznesit, e cila varion nga 2 përqind në 15 përqind në varësi të madhësisë së ndërmarrjes, po nxitohet të kalohet përmes parlamentit. Qeveria këmbëngul se është një mënyrë për të riparuar financat publike të dëmtuara nga pandemia, me paratë që shkojnë për kujdesin shëndetësor dhe kulturën, dhe është një përpjekje për të detyruar korporatat e mëdha ndërkombëtare të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re