Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022,  në disa shkolla të Bulqizës ka probleme të shumta për vazhdimin e procesit mësimor pasi mungon stafi pedagogjik.

Njesia Ostren, Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh 10 mesues nuk janë emëruar  nga Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim. Nxënësit  paraqiten në shkollë çdo ditë por në mungesë të mësuesve largohen për në banesa.

Në shkollën 9-vjecare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar akoma.

Shkolla ankese e Ostrenit të Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës,  por dhe këtu mungon 1 mësues.

Shkolla  “10 dëshmorët” Njësia Administrative Trebisht ka mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re