Foto ilustruese.

Mbi 1,000 njerëz kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë për atë që ata thonë se është trajtimi i dobët i pandemisë së koronavirusit.

Sipas Guardian, protestuesit bllokuan trafikun në një rrugë qendrore në Sarajevë ndërsa qindra të tjerë u bashkuan nga makinat e tyre, duke u rënë borive nëpër qytet. Protestuesit kishin maskat e fytyrës dhe mbanin banderola duke shkruar “Mos luani me jetën tonë” dhe “Dorëheqje!”

Autoritetet thanë se 99 persona kanë vdekur me koronavirus në Bosnjë në 24 orët e fundit, një rekord për vendin me 3.3 milion banorë. Bosnja ka raportuar deri më tani rreth 7,000 viktima nga koronavirusi, i cili është ndër nivelet më të larta të vdekjeve për frymë në Evropë.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb